Presidentja Siljanovska Davkova uron Trampin
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e uroi Donald Trampin për zgjedhjen e tij si president të SHBA-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:42, 6 nëntor, 2024

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e uroi Donald Trampin për zgjedhjen e tij si president të SHBA-së.
"Urime të përzemërta për zgjedhjen e Donald Trampit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë suksese në kryerjen e detyrës së tij me përgjegjësi", thuhet në postimin e presidentes në Fejsbuk.
Ajo theksoi se Maqedonia si mike dhe partnere e dëshmuar e SHBA-së, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet amerikane dhe globale për paqe, stabilitet dhe siguri, bazuar në nevojën për drejtësi, respektim të së drejtës ndërkombëtare, liri dhe dinjitet njerëzor në botë.
"Jam e bindur se në periudhën e ardhshme partneriteti ynë strategjik do të përmirësohet dhe pasurohet dhe se SHBA-ja do të ndihmojë në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë", theksoi Siljanovska Davkova. qa/
Foto: arkivi i MIA-s