Presidentja Siljanovska Davkova: Pasi vizitova Batalionin e forcave speciale, tani e kam të qartë pse armata e jonë e ka besimin më të lartë tek qytetarët
- Presidentja Gordana Siljanovska sot si komandant suprem i Armatës, i vizitoi pjesëtarët e armatës nga Batalioni i forcave speciale, të cilët realizojnë stërvitje në Kampin për stërvitje në ujë në Liqenin e Ohrit.
- Post By Besnik Shuki
- 12:08, 11 korrik, 2024
Ohër, 11 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska sot si komandant suprem i Armatës, i vizitoi pjesëtarët e armatës nga Batalioni i forcave speciale, të cilët realizojnë stërvitje në Kampin për stërvitje në ujë në Liqenin e Ohrit.
Pas pritjes me nderime ushtarake, presidentja Siljanovska Davkova, në shoqërim të shefit të Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, u informua për kapacitetet e Batalionit të forcave speciale, ndërsa pastaj ka pasur mundësi të njoftohet përmes prezantimit me shkathtësitë dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të njësisë për realizimin e operacioneve në ujë dhe paraqitjen e aftësive luftarake.
"Pasi pash, tani e kam të qartë pse armata e jonë e kënaq besimin më të lartë tek qytetarët, e kam ditur se pjesmarrja e jonë në misione të shumta është e merituar, e di sa çmime kanë fituar këta njerëz, por tani në vendin e ngjarjes pash se çka mund të bëjnë. Jam krenare që jam komandante e këtyre njerëzve, të forcave tona të armatosura, shpreh dëshirë që të mos ketë nevojë të përdoren, por e e di se ky vend duhet të ndjehet i sigurt", tha presidentja.
Ajo theksoi se dëshiron që në të gjitha sferat, në sundimin e së drejtës, në zhvillimin e demokracisë, në gjyqësinë e pavarur, në arsim të arrihen standardet që i posedojnë njësitë speciale të Armatës.
Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski ka shprehur kënaqësi që presidentja e shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura lartë e ka vlerësuar gatishmërinë e forcave të armatosura, duke potencuar se për të gjithë pjesëtarët e ARM-së kjo do të jetë motivim dhe obligim të vazhdohet kështu edhe në të ardhmen. bsh/
Foto: MIA