Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë në Kampin e armatës për stërvitje në ujë në Ohër
- Presidentja e shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, sot do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës nga Batalioni i forcave speciale, të cilët realizojnë stërvitje në Kampin për stërvitje në ujë.
- Post By Besnik Shuki
- 07:31, 11 korrik, 2024

Ohër, 11 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, sot do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës nga Batalioni i forcave speciale, të cilët realizojnë stërvitje në Kampin për stërvitje në ujë.
Pas pritjes me nderime ushtarake, paralajmëruan nga Shtatëmadhoria e Armatës, presidentja Siljanovska Davkova, në shoqërim të shefit të Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, do të informohet për kapacitetet e Batalionit të forcave speciale, ndërsa aftësitë e pjesëtarëve të njësisë do të prezantohen përmes stërvitjeve për realizimin e operacioneve në ujë dhe paraqitjen e aftësive luftarake. bsh/
Foto: MIA arkiv