• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Siljanovska - Davkova për nesër e konvokoi mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë

Presidentja Siljanovska - Davkova për nesër e konvokoi mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova për nesër në mesditë e konvokoi mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë. 

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Hristian Mickoski, kryetar i Qeverisë, Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe tre anëtarë, të emëruar nga presidentja Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska – Jordanova dhe Vllado Spiridonov. 

Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska – Davkova do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR