• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova në takimin e Procesit Bërdo-Brioni në Mal të Zi

Presidentja Siljanovska Davkova në takimin e Procesit Bërdo-Brioni në Mal të Zi

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot dhe nesër do të jetë në vizitë pune në Mal të Zi, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës sot informuan se temat e diskutimit në të cilat është fokusuar samiti rrjedhin nga deklarata e miratuar në takimin e vitit të kaluar të Procesit Bërdo-Brioni dhe trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe politikat rinore, nevojën për lidhje më të madhe rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si çështje me interes të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në samitin e mbajtur në Tivat, të organizuar nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, është parashikuar pjesëmarrja edhe e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentit dhe dy anëtarëve të Presidencës së Bosnja dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq, presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Procesi Bërdo-Brioni u krijua në vitin 2013 me një nismë të përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet krerëve të shteteve dhe qeverive për çështje me interes të ndërsjellë, me qëllimin përfundimtar - integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR