• e martë, 24 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova në audiencë tek Papa Françesku

Presidentja Siljanovska Davkova në audiencë tek Papa Françesku

Romë, 23 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Soljanovska Davkova sot me audiencë tek kreu i Kishës katolike romake, Papa Françesku e filloi zyrtarisht vizitën e saj disaditore në Vatikan dhe Romë në kuadër të kremtimit të 24 majit, Ditës së iluministëve mbarëslloven, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. 

Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Roma, Siljanovska Davkova kryeson delegacionin shtetëror-kishtar që viziton Romën dhe Vatikanin me rastin e manifestimit "Maqedonia për nder të Shën Cirilit", ndërsa sot presidentja përveç audiencës me Papën dhe shkëmbimit tradicional të dhuratave do të takohet edhe me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Imzot Pjetro Parolin. 

null

Pas takimeve zyrtare në Vatikan, shefja e shtetit do të japë deklaratë për mediat.

Sot në audiencë me Papën duhet të marrë pjesë edhe presidenti bullgar Rumen Radev, por tani për tani, siç thonë nga zyra e Siljanovska Davkovës, ende nuk është konfirmuar nëse dy presidentët do të kenë një takim të mundshëm.

Presidentja Davkova, sipas agjendës nesër më 24 maj do ta shënojë Ditën e iluministëve mbarëslloven me vizitën e bazilikës “Shën Klimenti” ku ndodhet varri i Shën Cirilit. 

Како што јави дописникот на МИА од Софија, утре, 23 мај, бугарскиот премиер ќе присуствува на Божествена литургија во базиликата Сан Клементе, каде што е погребан словенскиот првоучител Конст

Pas meshës presidentja dhe delegacioni do të vendosin kurorë me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën "Santa Maria Maxhore" për nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi.

Në kuadër të vizitës së ardhshme në Romë, Siljanovska-Davkova nesër do të takohet me homologun e saj italian Serxho Matarella, ndërsa pas takimit presidentja do të deklarohet për media në sheshin Pjaca del Kvirnale.

Në kuadër të manifestimit “Maqedonia për nder të Shën Kirilit, presidentja Siljanovska Davkova sot pasdite do të marrë pjesë në koncertin e Institucionit nacional “Orkestra kamertale nga Manastiri” në Romë, manifestim i organizuar nga Ministria e Kulturës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR