• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadorin sllovak, Henrik Markush

Presidentja Siljanovska Davkova e priti ambasadorin sllovak, Henrik Markush

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për avancim tl bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të ndërsjelltë mes të dy vendeve, ishte temë e takimit të sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi Kabineti i saj, theksoi se marrëdhëniet bilaterale karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim duke vlerësuar se mes dy vendeve ekzistojnë lidhje të fuqishme kulturore për shkak të vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi.

Duke cekur se këtë vit shënohen 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Sllovakinë, presidentja Siljanovska Davkova falënderoi për mbështetjen parimore nga Sllovakia dhe nga Grupi i Vishegradit si mbështetës tradicional i eurointegrimeve të vendit dhe partner i përkushtuar në NATO.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në sfera të interesit të ndërsjelltë, presidentja theksoi se është e dukshme rritja e këmbimit tregtar për të cilin ekziston mundësia në periudhën në vijim të arrihen rezultate më të mëdha me angazhim të përbashkët nga të dy palët. Ajo theksoi se me interes të veçantë është edhe intensifikimi i dialogut bilateral politik. ab/

fotо: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR