Presidentja Siljanovska Davkova do t'i hapë mbrëmjet e 64-ta strugane të poezisë
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte do të mbajë fjalim dhe do ta hapë edicionin e 64-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë, e cila mbahet nën kujdesin e saj.
- Post By Sara Ademi
- 19:15, 21 gusht, 2025
Strugë, 21 gusht 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte do të mbajë fjalim dhe do ta hapë edicionin e 64-të të Mbrëmjeve strugane të poezisë, e cila mbahet nën kujdesin e saj.
Manifestimi, siç kumtoi Kabineti i presidentes, do të fillojë në orën 20:30 minuta në Qendrën për Kulturë "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë.
"Si pjesë e ceremonisë së hapjes së festivalit, do të mbahet "Meridianët Poetikë", të cilët do të fillojnë me prezantimin e fituesit të Kurorës së Artë të Mbrëmjeve të Poezisë të Strugës për vitin 2025, poetit sllovak Ivan Shtërpka. Në Leximin Ndërkombëtar të Poezisë në mbrëmjen e parë të festivalit do të marrin pjesë fituesja e çmimit "Vëllezërit Miladinov" për vitin 2024 - Katica Qulavkova, fituesja e këtij viti e çmimit për përmbledhjen më të mirë të poezisë nga një poet debutues nga bota "Urat e Strugës" - Mateush Shimçik, si dhe 20 poetë të shquar nga 17 vende", qëndron në kumtesë. sa/
Foto: MIA