Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, njoftoi Zyra e presidencës së Republikës së Kosovës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:01, 6 shtator, 2024
Prishtinë, 6 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, njoftoi Zyra e presidencës së Republikës së Kosovës.
Në postimin e saj, në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces.
"Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët!", , thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës.