• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Osmani priti kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha

Presidentja Osmani priti kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha

Prishtinë, 1 shtator 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim në cilësinë e tij të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

“Në këtë takim, kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Osmanit.

Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, “do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.

QËNDRONI TË LIDHUR