• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Osmani dhe ambasadori francez biseduan për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Presidentja Osmani dhe ambasadori francez biseduan për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

 Prishtinë, 7 korrik 2025 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot bisedoi  me ambasadorin francez në Prishtinë, Olivie Zhero, për krizën në Parlamentin e Kosovës, marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit, njoftoi kabineti i saj.

 "Ata biseduan edhe për konsultimet që presidentja i zbatoi me subjektet politike me qëllim zbatimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese" me të cilin u caktua afati për konstituimin e Kuvendit, i cili nuk kishte qenë aty për muaj të tërë për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive që nga zgjedhjet e shkurtit.

 "Ajo përsëriti se respekti për rendin kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës", thuhet në kumtesën nga kabineti i Vjosa Osmanit.

 Foto: FB i presidencës së Kosovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR