Presidenti turk Erdogan me letra ngushëllimi deri te Siljanovska Davkova dhe Mickoski, ministr Fidan letër ngushëllimi deri te Mucunski
- Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar letra ngushëllimi për të vdekurit në tragjedinë e ndodhur në Koçan, presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
- Post By Melahat Baftija
- 13:21, 18 mars, 2025

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar letra ngushëllimi për të vdekurit në tragjedinë e ndodhur në Koçan, presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Nga Ambasada e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut njoftuan se letër ngushëllimi ka dërguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
"Me pikëllim të thellë mora lajmin për personat që kanë humbur jetën dhe janë lënduar nga zjarri që ka ndodhur në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut. I shpreh ngushëllimet e mia Lartësisë Tuaj dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vëllazërore dhe mike, në krye me të afërmit e të ndjerëve, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë", thuhet në letrën e presidentit turk Erdogan.
Ambasadori turk Ulusoj dje u nënshkrua në Librin e zisë të hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për personat që humbën jetën gjatë zjarrit në Koçan. Ambasadori më pas u takua me Sekretaren shtetërore të Ministrisë së lartpërmendur, Elena Kuzmanoska, me ç'rast shprehu ngushëllime, si dhe urime për shërim të shpejtë për të lënduarit.
"Turqia, si në të kaluarën, është gjithmonë e gatshme të ndihmojë popullin mik dhe vëllazëror të Maqedonisë së Veriut", thuhet në komunikatën e Ambasadës.
Në Ambasadën e Republikës së Turqisë, flamuri turk është ulur në gjysmështizë në shenjë respekti. mb/
Foto: Ambasada e Republikës së Turqisë