Presidenti sirian e paralajmëroi Izraelin të mos tentojë ta tërheqë Sirinë në luftë
- Presidenti sirian, Ahmed al-Shara sot e akuzoi Izraelin se po tenton ta tërheqës Sirinë në luftë dhe deklaroi se vendi i tij nuk do ta pranojë provokimin.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:03, 17 korrik, 2025
Damask, 17 korrik 2025 (MIA) - Presidenti sirian, Ahmed al-Shara sot e akuzoi Izraelin se po tenton ta tërheqës Sirinë në luftë dhe deklaroi se vendi i tij nuk do ta pranojë provokimin.
"Ne, populli i Sirisë, e dimë shumë mirë se kush po tenton të na tërheqë në luftë dhe kush punon në atë që të na ndajë", tha al-Shara në fjalimin e mëngjesit të emetuar në televizionin nacional.
"Nuk do t'i japim mundësi ta tërheqin popullin tonë në luftë e cila shërben vetëm për ndarje të atdheut tonë dhe shkatërrim", shtoi ai.
Al-Shara e akuzoi Izraelin se po e shfrytëzon destabilitetin pas ndryshimit të regjimit, duke e akuzuar për targetim të infrastrukturës civile dhe tentim për t'i parandaluar përpjekjet për ripërtëritje.
"Vetë fuqia nuk garanton fitore, ndërsa ndezja e luftës nuk është e njejtë si edhe kontrollimi i epilogut të saj. Jemi më të fuqishëm se secili tentim për të na shkatërruar", tha ai.
Duke folur për trazirat e brendshme në provincën jugore Suvajda, al-Shara tha se qeveria ka intervenuar për t'u vënë fund trazirave të armatosura mes grupeve lokale.
Trazirat mes beduinëve sunitë dhe civilëve druze eskaluan në ditët e fundit, nëq endër të qytetit Suvajda, ku shumica janë druzë, me ç'rast trupat qeveritare siriane u sistemuan në rajon. Observatori sirian për të drejta të njeriut sot kumtoi se numri i të vdekurve nga dhuna u rrit në 360 viktima.
Al-Shara i akuzoi "fraksionet rebele" për refuzim të dialogut dhe nxitje të trazirave, ndërsa Izraelin e akuzoi se po i shfrytëzon trazirat përmes sulmeve ndaj infrasttrukturës civile për t'i parandaluar përpjekejt paqësore.
Ai, gjithashtu, e riafimoi vendin e komunitetit të druzëve në shoqërinë siriane, duke e cekur përkushtimin e shtetit në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre, dhe paralajmëroi kundër tentimeve për t'u tërhequr në agjenda të huaja. ab/
Fotо: ЕPА