• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti shqiptar Begaj në takim me Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

Presidenti shqiptar Begaj në takim me Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

Dibër, 13 korrik 2025 (MIA) - Gjatë vizitës së djeshme njëditore në Ohër, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Begaj vlerëson kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor vendimtar në proceset shtetformuese dhe në mbështetjen e kursit euroatlantik të vendit.

"Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh dhe të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës euroatlantike të vendit, duke dëshmuar gjithmonë përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike", ka shkruar presidenti Begaj. mb/

Foto: Kabineti i Begaj FB

QËNDRONI TË LIDHUR