• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski ua ndau certifikatat pjesëmarrësve të Shkollës së tretë për politika

Presidenti Pendarovski ua ndau certifikatat pjesëmarrësve të Shkollës së tretë për politika

Shkup, 29 tetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vila "Biljana" në Ohër i ndau certifikatat e pjesëmarrësve të Shkollës për politika pranë Qendrës presidenciale për arsim politik për vitin 2023.

Në solemnitetin, presidenti Pendarovski në fjalimin e tij përkujtoi në idenë për formimin e Qendrës presidenciale në vitin 2020 dhe e veçoi qëllimin e tij më të rëndësishëm, e ai është të sigurohet platforma për dialog demokratik dhe arsim politik në frymën e vlerave demokratike për qytetarët, e posaçërisht të rinjtë.

Ai theksoii se gjatë muajve të kaluara pjesëmarrësit e Shkollës për politika kanë pasur rastin në kuadër të pesë moduleve të mësojnë dhe të përfitojnë shkathtësi në sfera të ndryshme në jetën shoqërore dhe politike, që paraqesin bërthamë të demokracisë.

"Përveç komponentës arsimore dhe përfitimit të shkathtësive të reja, Shkolla që sot e përfundoni, ka pasur për qëllim t'ju ndihmojë që në mënyrë praktike ta kuptoni rëndësinë e demokracisë si mënyrë të vetme të civilizuar për rregullimin e marrëdhënieve politike dhe jetën e përbashkët të komuniteteve", tha presidenti Pendarovski.

Ai u shpreh se procesi i integrimeve evropiane, me një kohë vegla dhe fuqia më e rëndësishme transformuese për shtetet post-komunsite në Evropë, është de fakto i ngrirë dhe atë pikërisht kur duhen të merren vendime të rëndësishme strategjike për integrimin e rajonit tonë.

Shkolla për politika u organizua në bashkëpunim me zyret e fondacioneve dhe shoqatave në vend "Fridrih Ebert", Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Fondacioni "Konrad Adenauer", Institutin Demokratik Kombëtar për punë ndërkombëtare (NDI) Fondacionin për Demokraci të Uestminster, Fondacioni "MK2025" dhe Zyren rajonale për bashkëpunim rinor "RYCO". bsh/

Foto: abineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR