Presidenti Pendarovski për iftar te familja Mamuti në Radushë të Sarajit
- Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk ka uruar për agjërim të lehtë të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
- Post By Fami Bajrami
- 00:09, 24 mars, 2023

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk ka uruar për agjërim të lehtë të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Me këtë rast, Pendarovski ka publikuar një fotografi në mesin e familjes Mamuti në fshatin Radushë të Sarajit, ku dhe ka qenë si i mysafir për iftar.

“Në muajin më të ndritshëm të Islamit, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam ju dëshiroj agjërim të lehtë gjatë Ramazanit dhe ditët e agjërimit t'i kalojnë në paqe dhe mirëqenie. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe iftarin”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.