• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski ndau çmimet "Unaza Inxhinierike 2023" për 12 inxhinierët më të suksesshëm të diplomuar

Presidenti Pendarovski ndau çmimet

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sot ua dorëzoi unazat inxhinierike 12 prej të diplomuarve më të suksesshëm nga fakultetet e Maqedonisë që ushqejnë disiplina inxhinierike. Ai inkurajoi inxhinierët e rinj që t'i bashkohen konkurrencës globale të ideve dhe zgjidhjeve që mund të kontribuojnë në rritje dhe zhvillim më të qëndrueshëm për Maqedoninë e Veriut, rajonin dhe Evropën.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë e 20-vjetorit të "Unazës Inxhinierike", theksoi se ky manifestim në vazhdimësi simbolizon përkushtimin e brezave të rinj në profesionin e inxhinierisë dhe është përkujtues i obligimit për të mos devijuar nga standardet e larta profesionale dhe etike të profesionit.

"Nuk është rastësi që ceremonia e sotme e 20-vjetorit përkon me Ditën Botërore të Mjedisit Jetësor. Inxhinierët kanë një rol kyç në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme teknologjike për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Sukseset që arrijnë shumë nga të rinjtë tanë në garat dhe konkurset ndërkombëtare dëshmojnë se komuniteti inxhinierik i Maqedonisë nuk mbetet prapa kolegëve të tij nga jashtë. Prandaj, ju inkurajoj t'i bashkoheni garës globale të ideve dhe zgjidhjeve që mund të kontribuojnë në rritje dhe zhvillim më të qëndrueshëm për Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe për Evropën", tha Pendarovski.

Manifestimi "Unaza e inxhinierëve", e cila tradicionalisht është nën patronatin e presidentit të vendit, ndërsa në organizim të Institucionit inxhinierik të Maqedonisë dhe Odës së arkitektëve të certifikuar dhe inxhinierëve të certifikuar, u mbajt në kabinetin presidencial. ls/

Foto; Kabineti i presidentit

 

QËNDRONI TË LIDHUR