• e mërkurë, 03 korrik 2024

Presidenti Pendarovski në Nju-Jork ka realizuar takim me presidentin e Qipros, Nikos Hristodulidis

Presidenti Pendarovski në Nju-Jork ka realizuar takim me presidentin e Qipros, Nikos Hristodulidis

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, ka realizuar takim dypalësh me presidentin e Qipros, Nikos Hristodulidis.

Siç bëri të ditur Kabineti i Pendarovskit, në takim është biseduar për marrëdhëniet mes të dyja vendeve ma çka dy presidentët konstatuan se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019 hapen mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në sfera me interes të ndërsjellë. 

"Presidenti falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros në rrugën tonë drejt integrimit evropian dhe shprehu pritjen e tij që kjo të vazhdojë. Bashkëbiseduesit ranë dakord gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në forume shumëpalëshe, veçanërisht mbështetjen reciproke për kandidaturat. Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ku bashkëbiseduesit u angazhuan për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e vëllimit të tregtisë në fushën e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, turizmit, bankave dhe financave. Në këtë kontekst, presidentët shprehën interesim për mbajtjen e Forumit të Biznesit ndërmjet dy vendeve", njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR