• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski me përkrahje për kërkesën për prezantimin e ankesës kushtetuese

Presidenti Pendarovski me përkrahje për kërkesën për prezantimin e ankesës kushtetuese

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski shprehu mbështetje të pa rezervë për Gjykatën Kushtetuese në kërkesën për prezantimin e ankesës kushtetuese nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Edhe pse deri më tani ka pasur disa nisma për ndryshimin e Kushtetutës në këtë drejtim, për fat të keq, një sërë përbërjesh parlamentare nuk mblodhën forcat për ta bërë këtë, ndërsa diskutimet për ndryshimet në aktin më të lartë ligjor, me qëllim, prezantim të padisë kushtetuese, përfundonin në pazare partiake-politike dhe tejkalim për çështje krejtësisht të tjera që nuk kanë lidhje me temën. Shpresoj që në një të ardhme të afërt publiku politik, përveç publikut profesional, të kuptojë rëndësinë e prezantimit të padisë kushtetuese si një segment i rëndësishëm në reformat dhe një hap drejt forcimit të sistemit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut", theksoi Pendarovski, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese.

Ai vuri në dukje se në mungesë të kategorisë së padisë kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka mundësi që edhe më shumë të afirmojë rolin e saj si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut në kuadrin ekzistues.

“Këtu, para së gjithash, mendoj për autoritetin tuaj për të vepruar për kërkesat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, e veçanërisht në mbrojtjen nga diskriminimi", ka theksuar presidenti i shtetit. ls/

Foto: Gjykata kushtetuese



QËNDRONI TË LIDHUR