Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja Gjorgievska në "Dasmën e Galiçnikut"
- Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska sot morën pjesë në manifestimin kulturor-skenik “Dasma e Galiçnikut”, e cila tradicionalisht mbahet nën patronatin e tij.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:12, 16 korrik, 2023

Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska sot morën pjesë në manifestimin kulturor-skenik “Dasma e Galiçnikut”, e cila tradicionalisht mbahet nën patronatin e tij.
Presidenti Pendarovski uroi të porsamartuarit e këtij viti, Oliver Andreevski dhe Elisaveta Buloska. Duke i dhuruar një "paftë galiçniku" - me motive nga veshja tradicionale e Galiçinikut, u uroi lumturi, begati, dashuri dhe harmoni në jetën e tyre të ardhshme së bashku.
Siç njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit, ai është shprehur kënaqësi që ka ende interesim të madh tek të rinjtë në vend për të qenë pjesë e dasmës së Galiçnikut, duke vazhduar këtë traditë shekullore maqedonase.
"Dasma e Galiçnikut" zyrtarisht filloi dje me vendosjen e flamurit të dasmës dhe aktit simbolik të “shkrehjes së tri pushkëve” nga shtëpia e dhëndrit.
Foto: Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski