• e enjte, 17 korrik 2025

Presidenti iranian dënon "agresionin" amerikan

Presidenti iranian dënon

 Teheran, 22 qershor 2025 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian i dënoi sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të shtetit, duke theksuar në përgjigjen e tij fillestare se sulmi zbuloi se Uashingtoni ishte "pas" fushatës ushtarake të Izraelit ndaj Republikës Islamike.

"Ky agresion ka treguar se Amerika është faktori kryesor pas veprimeve armiqësore të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit", tha ai, sipas mediave iraniane. Ai shtoi se SHBA-të vepruan pasi panë "paaftësinë e dukshme" të Izraelit.

 Mediat iraniane raportuan se "janë dëgjuar shpërthime të mëdha" pasdite në provincën Busher, ku ndodhet i vetmi termocentral bërthamor i Iranit, disa orë pasi SHBA bombardoi centrale bërthamore në të gjithë vendin.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR