• e mërkurë, 02 tetor 2024

Presidenti i Real Madridit: Ky ekip është si një familje, prandaj ka suksese të mëdha

Presidenti i Real Madridit: Ky ekip është si një familje, prandaj ka suksese të mëdha

Londër, 2 qershor 2024 (MIA) - Të fitosh Ligën e kampionëve nuk është e lehtë. Ka një histori suksesi mes klubit tonë dhe garës që të gjithë e njohin. Lojtarët janë të motivuar, po rriten... Jemi fitues të denjë të titullit të 15-të të turneut, tha presidenti i Real Madridit, Florentino Perez pas fitores 2:0 ndaj Borusia Dortmundit.

"Të gjithë u paraqitën për të ndihmuar. Ndonjëherë Vinicius shënon gol, ndonjëherë Hoselu... me rëndësi është ekipi. Ky ekip është një familje, prandaj ka një sukses të madh. Askush nuk dëshiron të jetë në rolin kryesor për të shkatërruar atmosferën në zhveshtore", tha Perez.

Real Madridi fitoi Ligën e kampionëve për herë të 15-të që mban rekordin. Vendin e dytë për nga numri i trofeve e zë Milani (7 fitore), të tretin e ndajnë Bajerni dhe Liverpuli (nga 6).

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR