• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti i Egjiptit vlerësoi se në Rripin e Gazës po ndodh një luftë e shfarosjes

Presidenti i Egjiptit vlerësoi se në Rripin e Gazës po ndodh një luftë e shfarosjes

Kajro, 5 gusht 2025 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah el-Sisi e ka dënuar sot "luftën e urisë dhe gjenocidit" që po vazhdon në Rripin e Gazës, ndërsa hodhi poshtë akuzat se Egjipti po pengon hyrjen e ndihmës humanitare përmes pikës kufitare të Rafah.

"Lufta që po vazhdon në Gaza nuk është më një luftë për të arritur qëllime politike ose për të liruar pengjet", tha Sisi në një konferencë për shtyp me homologun e tij vietnamez Luong Kuong.

Sisi shtoi se lufta kishte tejkaluar prej kohësh "çdo logjikë ose justifikim dhe është bërë një luftë urie dhe gjenocidi, si dhe një mjet për të shfarosur çështjen palestineze".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi më herët sot se Izraeli duhet ta mposhtë plotësisht Hamasin në Rripin e Gazës për të siguruar lirimin e pengjeve. Sipas mediave izraelite, ushtria mund të shkojë deri në pushtimin e të gjithë Rripit të Gazës. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR