Presidenti finlandez Stub mund t'i bashkohet takimit Tramp - Zelenski
- Presidenti finlandez Aleksander Stub mund të udhëtojë për në Uashington për t'u bashkuar në takimin midis Presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit ukrainas Volodimir Zelenski, raportojnë mediat perëndimore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:31, 17 gusht, 2025
Helsinki, 17 gusht 2025 (MIA) - Presidenti finlandez Aleksander Stub mund të udhëtojë për në Uashington për t'u bashkuar në takimin midis Presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit ukrainas Volodimir Zelenski, raportojnë mediat perëndimore.
Bashkimi Evropian druan se Zelenski nuk do të pritet me të njëjtin nivel vëmendjeje si Presidenti rus Vladimir Putini, gjë që do të dobësonte pozicionin e Kievit në negociatat e ardhshme. Prandaj, po shqyrtohet mundësia që Stubi, i cili gëzon besimin e Trampit, të luajë një rol ndërmjetësues dhe të sigurojë që Evropa të përfshihet në procesin e paqes.
Dihet se Stubi dhe Trampi kanë komunikim të rregullt dhe marrëdhënie të mira, prandaj lideri finlandez konsiderohet si një nga të paktët evropianë, këshillat e të cilit dëgjohen me vëmendje në Uashington.
Këto plane përkojnë me paralajmërimin se kryeministrja italiane Xhorxha Meloni do të marrë pjesë në bisedimet në Uashington.
Foto: Arkivi