• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti finlandez i bëri thirrje Evropës që të investojë në prodhimin e armëve

Presidenti finlandez i bëri thirrje Evropës që të investojë në prodhimin e armëve

 Helsinki, 2 janar 2024 (MIA) - Evropa duhet të jetë e fuqishme jo për të udhëhequr luftë, por për të garantuar paqen, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto, duke i bërë thirrje Evropës të investojë në prodhimin e armëve.

Sipa tij, investimet në prodhimin e armëve janë të nevojshme jo vetëm për të ofruar ndihmë të nevojshme, por për një Evropë të fortë.

"E fuqishme, jo të udhëheqë luftë, por të garantojë paqe", tha Niinisto në fjalimin e tij drejtuar kombit,.

Ai shtoi se nga Evropianët pritet të jenë më të përgjegjshëm kur bëhet fjalë për sigurinë.

"Padyshim që pritet nga evropianët të ndërmarrin më shumë përgjegjësi. Një pranim i qartë dhe i shpejtë i kësaj përgjegjësie është përgjigjja më e mirë për të gjitha spekulimet për ndikimin e zgjedhjeve amerikane ndaj bashkëpunimit  të sigurisë", tha presidenti finlandez.

Sipas tij, grupet më të rëndësishme për mbështetjen e Finlandës janë BE-ja dhe vendet nordike. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR