• e premte, 05 dhjetor 2025

Prenxhov: Deputetët të martën në orën 9 të hyjnë në ASK dhe shihet se çfarë ka ndodhur atje

Prenxhov: Deputetët të martën në orën 9 të hyjnë në ASK dhe shihet se çfarë ka ndodhur atje

Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Lupço Prenxhov nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend deklaroi se nuk e kupton konferencën e sotme për media të deputetit Skender Rexhepi nga Fronti Evropian. Propozoi që të martën, më 9 shtator në orën 9 të mëngjesit, deputetët, përmes Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës të hyjnë në Agjencinë e sigurisë kombëtare (ASK) dhe të shihet se çfarë ka ndodhur atje dhe gjithçka tjetër, siç tha ai, "është thjesht folklor".

"Pas thirrjes sonë për seancë urgjente të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së dhe AZ, përkatësisht caktimin e datës për vizitë në Agjencinë e sigurisë kombëtare të gjithë aktorët politikë ishin ‘pro’. Së dyti, kryetari aktual i Komisionit, Skender Rexhepi nga Fronti Evropian i BDI-së, menjëherë pas meje kishte konferencë për shtyp ku tha se nuk do të thërrasë Komision, se nuk ka asgjë kundër që kryetari i Kuvendit Gashi të thërrasë Komisionin dhe se kjo nuk do të ishte hera e parë. "Pse? Sepse disa muaj më parë patëm një seancë të Komisionit që udhëhiqej nga një deputete nga opozita dhe ajo është kolegia ime Sllavjanka Petrovska", tha Prenxhov.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR