• e diel, 22 dhjetor 2024

Premier Liga: Harxhimet në afatin e janarit të trasferimeve për 88 për qind më të ulëta se vitin e kaluar

Premier Liga: Harxhimet në afatin e janarit të trasferimeve për 88 për qind më të ulëta se vitin e kaluar

Londër, 2 shkurt 2024 (MIA) - Ekipet angleze të Premier ligës në afatin kalimtar të transferimeve në janar kanë harxhuar 100 milionë funta, që është rreth 88 për qind, që është më pak në krahasim me vitin e kaluar, e niveli më i ulët që nga koha e pandemisë së koronavirusit, kur në janar të vitit 2021 klubet investuan 70 milionë funta në lojtarë të rinj.

Kështu thuhet në analizën e publikuar sot nga kompania britanike e revizore "Dilojt", duke shtuar se shkak për uljen e harxhimeve, është shqetësimi i klubeve angleze për sanksionet e mundshme në rast të shkeljes së ferplejit financiar.

Rregulli i Premier ligës për përfitime dhe qëndrueshmëri (PSR) ishte vendosur në vitin 2013 për të barazuar kushtet në treg dhe për të parandaluar klubet me pronarë të pasur që të shpenzojnë shumë për lojtarë të rinj.

Më herët në këtë sezon, Everon u dënua me marrjen e dhjetë pikëve për shkelje të rregullit të PSR-së, ndërsa kampioni aktual Mançester Siti është akuzuar gjithashtu për shkelje të shumta financiare, që kur klubi është blerë nga grupacioni "Siti Fudball" me seli në Abu Dabi. rq/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR