• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prej sot hiqet ndalesa e pjesëshme për lëvizje në pyje

Prej sot hiqet ndalesa e pjesëshme për lëvizje në pyje

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - "Pyjet nacionale" informojnë se në bazë të kërkesës së tyre nga 27 shtatori, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dha leje për heqje të ndalesës së pjesëshme për lëvizje në pyll, për shkak të vlerësimit se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore. 

Heqja e ndalesës së pjesëshme për lëvizje në pyll hynë në fuqi prej sot. 

Siç bëjnë të ditur nga ndërmarrja, me shkrim janë njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia pyjore, Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjyeti, mediat, si dhe njësitë rajonale në ]kuadër të ndërmarrjes publike. 

Ndalesa e pjesshme për lëvizje në pyll dhe tokë pyjore hyri në fuqi më 17 korrik të këtij viti në bazë të kërkesës nga "Pyjet nacionale". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR