• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prej sot aplikimi për kartën e gjelbër të SHBA-së

Prej sot aplikimi për kartën e gjelbër të SHBA-së

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Të gjithë qytetarët e interesuar prej sot nga ora 18 deri më 7 nëntor të këtij viti deri në orën 18, mund të regjistrohen falas në lotarinë për kartën e gjelbër për vitin 2025.

Kandidatët munden të paraqiten në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të shtetit https://dvprogram.state.gov/.  ku ka udhëzimet e plota.

Rekomandojmë kandidatët të aplikojnë më herë dhe personalisht t'i përgatisin dhe paraqesin raportet e tyre. Kandidatët mund të kërkojnë ndihmë nga ana e një personi të tretë i cili do ta dorëzojë aplikimin në emrin e tij, mirëpo për një person mund të ketë vetëm një aplikim, thuhet në kumtesë.

Secili kandidat është përgjegjës për të dhënat e tij dhe nëse infomacionet e paraqitura në aplikim janë të plotë dhe të saktë. Vendosja e të dhënave të pasakta ose të paplota mund të çojë në skualifikimin e kandidatëve edhe nëse zgjidhet si fitues.

Pa dallim nëse aplikimi është dorëzuar personalisht apo me ndihmën e ndonjë avokati, shoku ose familjari, secili kandidat mund të dorëzojë vetëm një aplikim personal. Dorëzimi i më shumë aplikimeve personale do të sjell skualifikimin nga lotaria.

Secili kandidat duhet ta vulos dhe ta ruaj faqen e aplikimit pas plotësimit të aplikacionit që të mund ta kontrollojë. Gjithashtu, secili kandidat duhet ta ruaj numrin e tij të vetëm deri në 30 shator të vitit 2025, pa dallim nëse do të jetë i zgjedhur që në fillim. Ky numër është mënyra e vetme për ta kontrolluar nëse kandidati është zgjedhur.

Kandidatët do të mund të kontrollojnë nëse janë zgjedhur përmes programit duke filluar prej datës 4 maj të vitit 2024. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR