• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prej nesër fillon aplikimi për kartën e gjelbër për në SHBA

Prej nesër fillon aplikimi për kartën e gjelbër për në SHBA

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Të gjithë qytetarët e interesuar prej nesër deri më 7 nëntor të këtij viti, deri në orën 18:00, mund të paraqiten pa pagesë në lotarinë për kartë të gjelbër për vitin 2025.

Kandidatët mund të paraqiten në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit  https://dvprogram.state.gov/ , ku ka instruksione të plota.

"U rekomandojmë kandidatëve të aplikojnë më herët dhe personalisht t'i prëgatisin dhe parashtrojnë paraqitjet e tyre. Kandidatët mund të kërkojnë ndihmë nga ana e personti të tretë, i cili do ta parashtrojë paraqitjen në emrin e tyre, por për një person mund të ketë vetëm një aplikim", qëndron në kumtesë.

Secili kandidat është përgjegjës për të dhënat e veta dhe nëse informatat e parashtruara në paraqitje janë të plota dhe të sakta. Futja e të dhënave të pasakta dhe jo të plota mund të çojë drejt diskualifikimit të kandidatit madje edhe pasi të tërhiqet si fitues.

Pa dallim nëse paraqitja është parashtruar personalisht apo me ndihmën e avokatit, mikut apo të afërmit, secili kandidat mund të parashtrojë vetëm një paraqitje personale. Parashtrimi i disa paraqitjeve do të çojë drejt diskualifikimit nga lotaria.

Secili kandidat duhet ta shtypë dhe ruajë faqen e konfirmuar nga paraqitja pas plotësimit të aplikacionit në mënyrë që të mund ta kontrollojë. Gjithashtu, secili kandidat duhet ta ruajë numrin e tij të vetëm së paku deri më 30 shtator të vitit 2025, pa dallim nëse është tërhequr në fillim. Ky  numër është mënyra e vetme përmes së cilës mund të kontrollohet nëse kandidati është zgjedhur.

Kandidatët do të mund të kontrollojnë nëse janë zgjedhur përmes programit duke filluar prej 4 majit të vitit 2024. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR