Prej nesër deri të shtunën mot me vranësira dhe reshje të kohëpakohëshme
- Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik prej sot deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut.
- Post By Ramize Qamili
- 07:21, 26 nëntor, 2025
Shkup, 26 nëntor, 2025 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik prej sot deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut.
Nga DPHM-ja paralajmërojnë se sot dhe nesër priten reshje më të dendura të shiut (mbi 25 l/m2 për 24 orë).
Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, prej nesër në male reshjet do të shndërrohen në borë, ndërsa temperaturat ditore do të ulen për 4 deri në 6 gradë krahasuar me ditën e nesërme.
Stabilizim i motit pritet nga e diela. rq/
Foto: arkivi i MIA-s