• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga mesnata fillon heshtja për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit

Nga mesnata fillon heshtja për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Ditë e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit. Sonte në mesnatë fillon heshtja, që mbaron në ditën e votimit në orën 19. Dhe përkundër heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit do të zhvillohet dhe nuk do të ndërpritet.

Votuesit në zgjedhjet e shtata parlamentare do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president - pesë burra dhe dy gra. Kandidatët janë presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska e mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievski - ZNAM, Stevço Jakimovski - GROM, Arben Taravari nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga Fronti Evropian.

Karakteristike për këto zgjedhje është se në vend të dielën, zgjedhjet do të mbahen të mërkurën, ditë e shpallur nga Qeveria si ditë jopune. Gjithashtu, këto zgjedhje përkojnë me zgjedhjet për deputetë dhe identifikimi i votuesve do të bëhet sërish me aparate identifikimi biometrike.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që pritet të zhvillohet, do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ndërsa kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.

Për zgjedhjet presidenciale në Listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 votues. Në çertifikata nga Lista zgjedhore për votim në vend janë të regjistruar 1.713.758 votues, ndërsa jashtë vendit në PDK apo zyrat konsullare do të votojnë 2.569 votues.

Në çertifikatën e veçantë nga Lista zgjedhore për personat të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2.147 votues.

Janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim për personat të cilët gjatë kohës së zgjedhjeve ndodhen në institucionet e përkujdesjes jashtë familjare. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Diaspora, të burgosurit, të moshuarit, të sëmurët dhe të pafuqishmit votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra të martën e 23 prillit. Votimi për president ka filluar me anëtarët e këshillave zgjedhorë që kanë udhëtuar për të zhvilluar votimin në diasporë. Në ekstraktin e posaçëm nga Lista zgjedhore janë shënuar 191 votues, të cilët duhet të votojnë në diaporë.

Në përfaqësitë diplomatike dhe në zyrat konsullare nesër, 23 prill, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, kundër kërkesave të pranuara 2.571 janë paraqitur në shtetin tonë, votimi duhet të bëhet në Abu Dhabi ku janë regjistruar 26 qytetarë tanë për të votuar, në Beograd- 31, Berlin - 260, Bernë – 186, Bon -164, Bruksel - 93, Uashington-  34, Venecia - 79, Vienë – 123, Detroit - 34, Zagreb-87, Kanberra - 31, Kopenhagen-74, Londër-87 , Lubjanë -332, Mynih-166, Melburn-64, Nju-Jork-85, Oslo-41, Paris-44, Pragë-52, Romë-30, Stokholm-85, Toronto-117, Hagë-65, Çikago-88 , Ankara- 18, Varshavë-23, Madrid-18, Pekin-12 dhe Sofje 22.

Qytetarët tanë të tjerë që jetojnë jashtë vendit mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qendrat e votimit në vend, sipas adresës në dokumentet e tyre personale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë fundjavë materialin jokonfidencial dhe konfidencial, duke përfshirë fletët e votimit, ua ka shpërndarë Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, të cilat të martën duhet t'ua dorëzojnë këshillave zgjedhorë.

Sipas njoftimeve, informatat e para duhet KSHZ-ja t'i shpallë rezultatet e zgjedhjeve para mesnatës së 24 prillit. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR