• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Prej 841 kundërvajtjeve komunikacioni në territorin e mbarë shtetit, 270 për parkim të parregullt, 214 për vozitje të shpejtë

Prej 841 kundërvajtjeve komunikacioni në territorin e mbarë shtetit, 270 për parkim të parregullt, 214 për vozitje të shpejtë

 Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Gjatë aktiviteteve të djeshme   të nëpunësve policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme lidhur me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit rrugor në mbarë vendin, u konstatuan 841 kundërvajtje komunikacioni.

Siç sot bënë të ditur nga MPB-ja, sipas tendencave aktuale statistikore lidhur me kundërvajtjet e kryera edhe më tej më të shumta janë kundërvajtjet e parkimit të parregullt 270, më tej janë sanskionuar 214 vozitës për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, si dhe 82 masa për vozitje pa patentë shoferi.

 Krahas kësaj, dje, janë shqiptuar pesë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për kalim në sinjalin e mbyllur, ndërsa për kundërvajtje janë gjobitur edhe gjashtë këmbësorë. Gjithashtu, në bazë të mosbajtjes së rripit të sigurimit janë shqiptuar 65 sanksione, 28 masa për përdorimin e palejuar të celularit gjatë gjatë vozitjes, si dhe janë sanksionuar gjashtë motoçiklistë për mosmbajtjen e helemetës mbrojtëse. Në përputhje me Ligjin për automjete, nga komunikacioni u mënjanuan 17 automjete të paregjistruara si dhe tetë automjete të parregullta teknikisht.


MPB-ja paralajmëroi se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR