• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pranverë e ndryshueshme dhe më e ftohtë, nga maji pritet të jetë më nxehtë

Pranverë e ndryshueshme dhe më e ftohtë, nga maji pritet të jetë më nxehtë

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Gjatë fundjavës së ardhshme për Pashkë paralajmërohet mot i ndryshueshëm me shi, vetëtima dhe erë. Moti jashtëzakonisht i ftohtë për këtë periudhë të vitit në fillim të këtij muaji u shoqërua edhe me reshje të shiut në disa shtete fqinje.

Me qëllim që të marrim përgjigje se pse këtë vit kemi pranverë të ndryshueshme dhe më të ftohtë se zakonisht, MIA bisedoi me profesorin Vllado Spiridonov, doktor i shkencave meteorologjike, i cili punon si profesor i rregullt në Institutin për Fizikë në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror.

Spiridonov thotë se përgjigjja nuk është e thjeshtë pasi më shumë faktorë ndikojnë në formimin e pasqyrës sezonale për motin. 

Atmosfera e përgjithshme dhe qarkullimi në oqeane, temperatura në sipërfaqet e oqeaneve dhe detërave, devijimi i temperaturave dhe shtypjes dhe faktorëve të tjerë janë shtytësit kryesorë të ndryshimeve sezonale të motit në kuadër të ndryshimeve klimaterike, sqaron profesori Spiridonov.

"Pjesa e parë e pranverës së vitit 2023 që ishte e ndryshueshme, e lagësht dhe me erë, i referohet "ngrohjes së përnjëhershme stratosferike" që ndodhi si rezultat i ndryshimit të përnjëhershëm së vorbullës polare dhe kushteve për shfaqjen e bllokimit të pranverës në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik dhe Skandinavisë dhe një vorbull polare të paqëndrueshme. Kjo mënyrë klimatike kontribuoi në formimin e një rryme të paqëndrueshme currilësh, me depërtime më të shpeshta të ajrit të ftohtë nga pjesët veriore të kontinentit evropian dhe formimin e sistemeve atmosferike me kushte të motit të ndryshueshëm, të lagësht, me erë edhe më të freskët", thotë Spiridonov.

Potencon se sipas treguesve aktual të motit, pas Pashkëve, gjegjësisht nga 17 prilli pritet periudhë relativisht stabile me temperatura në kuadër të temperaturave mesatare, por para 1 majit pritet periudhë e ndryshueshme dhe e paqëndrueshme. Mot më i nxehtë adapt për pranverën pritet nga muaji maj.

"Parashikimi sezonal afatgjatë i Qendrës evropiane për parashikimet afatmesme të motit (ECMWF), megjithëse vetëm si orientim, tregon një periudhë tremujore më të ngrohtë (maj-qershor-korrik) se mesatarja për periudhën 1993-2016 në intervalin e 0,5 deri në 1,00 gradë, ndërsa reshjet do të ishin brenda kufijve mesatarë", thekson profesori Spiridonov, i cili ka bërë edhe një analizë të detajuar se pse kjo pranverë është e ndryshueshme dhe më e ftohtë se të tjerat.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR