• e martë, 31 mars 2026

PPRMV: Për herë të parë, është nënshkruar një Marrëveshje Kolektive individuale për të punësuarit në Prokurorinë Publike

PPRMV: Për herë të parë, është nënshkruar një Marrëveshje Kolektive individuale për të punësuarit në Prokurorinë Publike

 Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Nenad Saveski, kryetari i Sindikatës së SPOGj Tërpe Deanoski dhe kryetarja e Organizatës Sindikale në Prokuroritë Publike Izabela Ilieva sot nënshkruan Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo, siç informuan nga Prokuroria, është hera e parë që të drejtat e të punësuarve në prokurorinë publike garantohen me një marrëveshje kolektive individuale, e cila, ndër të tjera, parashikon një rritje graduale të pagave të kësaj kategorie të të punësuarve, duke filluar nga paga për marsin e vitit 2026.

 "Prokurori Publik Saveski e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive si një hap të rëndësishëm përpara në aspektin e statusit të Prokurorisë Publike. Ai shprehu kënaqësi që një veprim i tillë po ndodh pikërisht në fillim të mandatit të tij, si një konfirmim i përpjekjeve të tij për të krijuar të gjitha parakushtet për punë efikase në prokuroritë publike dhe për përparim edhe më të madh të të drejtave të të punësuarve në këtë institucion",  informojnë nga PPRMV-së.

 Në bisedimet me përfaqësuesit e Sindikatës u diskutuan edhe zgjidhjet ligjore për prokurorinë publike dhe shërbimin e prokurorisë publike që janë në procedurë, si dhe u shpreh gatishmëria për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me organizatën sindikale.

 Foto: PPRMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR