• e martë, 31 mars 2026

Mickoski pas mbërritjes në Hungari: Rivendosja e linjës Shkup - Budapest është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjes rajonale, bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit

Mickoski pas mbërritjes në Hungari: Rivendosja e linjës Shkup - Budapest është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjes rajonale, bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit

 Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Rivendosja e linjës Shkup-Budapest përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjes rajonale, bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski pas mbërritjes së tij në Budapest, ku, siç u paralajmërua, do të qëndroijë për një vizitë politike dhe ekonomike në Hungari.

 "Përveç kësaj, qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë lirshëm, që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizshmërinë dhe do të inkurajojë shkëmbimin kulturor. Iniciativa të tilla janë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit me standardet evropiane" publikoi Mickoski në Fejsbuk.

 

Mickoski sot së bashku me një delegacion qeveritar po qëndron në një vizitë politike dhe ekonomike në Hungari, ku, siç është paralajmëruar, do të takohet me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbanin, ndërsa më pas do të mbajë një fjalim në forumin e biznesit në Budapest me titull Dita e Bashkëpunimit Afarist midis Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 Tema e diskutimit në takimin e sotëm në Budapest, siç është paralajmëruar, do të jenë avancimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe çështjet aktuale rajonale dhe evropiane.

 Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili, drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, Goce Dimovski, si dhe drejtoresha e Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrje, Daniella Dimovska.

 Foto: FB Hristijan Mickoski 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR