• e hënë, 23 dhjetor 2024

PP: Integriteti i procedurës për M-NAV është respektuar dhe nuk ekziston rrezik për kompromitimin e saj

PP: Integriteti i procedurës për M-NAV është respektuar dhe nuk ekziston rrezik për kompromitimin e saj

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Prokurori kompetent publik tashmë mori në pyetje të gjithë dëshmitarët dhe të dyshuarit, ndërsa integriteti i procedurës është repektuar dhe nuk ekziton rrezik për kompromitimin e ssaj, thonë nga Prokuroria themelore publike SShkup lidhur me zëvendëssimin e masave të paraburgimit me masa kujdesi për gjashtë personat e dyshuar në rastin M-NAV.

Sipas PTHP, të dyshuarit tashmë nuk kanë mundësi të ndikojnë ndaj dëshmive apo veprimeve të cilat do të ndërmerren në rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës.

"Për ato arsye, ndërkaq duke e pasur parasysh edhe praktikën e Gjykatës në Strasburg, prokurori publik propozoi zëvendësim të masave të paraburgimit me masa më të buta të kujdesit", thonë nga atje.

Nga Gjykata themelore penale Shkup sot kumtuan se prokurori publik nga PTHP Shkup, gjykatësve të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, sot u ka parashtruar propozime për heqjen e masave për siguri të pranisë, përkatësisht masat e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, për gjashtl personat e dyshuar për veprën penale Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 me nenin 22, ndërkaq lidhur me ngjarjet e 4 janarit në M-NAV, dhe caktimin e masave për kujdes.

"Duke vepruar rreth propozimit të Porkurorit publik, ndërkaq duke i vlerësuar faktet e bashkangjitura, gjykatësit e procedurës paraprake, e pranuan propozimin e Prokurorit publik dhe ssollën vendime me të cilat për A.O., R.B. dhe L.Q. e hoqën masën e arrestit shtëpiak, përderisa për S.SH:, O.A. dhe E.S. e hoqën masën e paraburgimit dhe u caktuan masa kujdesi nga neni 146 paragrafi 1 pika 1,2.3 dhe 6 përkatësisht, Ndaleës për braktisje të vendbanimit përkatësisht vendqëndrimit, Marrje e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për dhënie të së rejës, Obligim që i akuzuari të paraqitet në gjykatë dhe Ndalesë për afrim apo vendosje të lidhjes me perosna të caktuar", sqarohet në kumtesën e Gjykatës themelore penale Shkup", ssqarohet në kumtesën nga Gjykata themelore penale Shkup.

Kundër këtyre vendimeve, ceket në kumtesë, palët kanë të drejtë ankese në Këshillin penal të kësaj gjykate.

Bëhet fjalë për gjashtë të dyshuarit për incidentin nl M-NAV që ndodhi për 4 janar menjëherë pas konferencës për shtyp të kryetarit të Sindikatës profesionale të kontrolluesve të fluturimit, Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se kontrollues të fluturimit dhe ndihmës të tyre në M-NAV pritet të fillojnë të parashtrojnë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse, si mbështetje ndaj aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për konkursin e fundit për punësime në këtë institucion. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR