• e diel, 22 dhjetor 2024

PP inicoi procedurë hetimore kundër një shtetasi të Kosovës, në shtëpinë e të cilit në Kondovë janë gjetur armë dhe municion

PP inicoi procedurë hetimore kundër një shtetasi të Kosovës, në shtëpinë e të cilit në Kondovë janë gjetur armë dhe municion

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër një shtetasi 37-vjeçar të Kosovës me qëndrim në Kondovë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale "përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e palejueshme me armë apo materie shpërthyese".

Më 18 qershor, siç kumtoi sot Prokuroria themelore, gjatë bastisjes në objektin në të cilin ka qëndruar i dyshuari, policia zbuloi sasi më të madhe të armatimit dhe municionit, përfshirë edhe mjete shpërthyese, të cilat janë të ndaluara për qytetarët.

"Tek ai janë gjetur minagedhës dore 'RBR 64mm, M89', i cili paraqet mjet raketor për një përdorim i niohur si 'ZOLJA' të prodhimit jugosllav, si dhe tre bomba dore, dy prej të cilave bomba dore të fragmentuara të llojit 'RGD-5' dhe një bombë dore defansive e llojit 'F1' e prodhdimit kinez apo linor-evropian", informojnë nga Prokuroria.

Siç ceket në kumtesë, nëpunësit policprë gjetën edhe një pistoletë për sinjalizim të zëshëm ndriçues "BLOW AUTOMATIC F92" të kalibrit 9mm, një pjesë e pistoletës - kornizë nga arma për sinjalizim të zëshëm, katër karikatorë, tre prej të cilëve me nga 30 plumba, ndërsa jkë me 20 plumba të kalibrit 7,62x39mm, 6 patrona të municionit të gjuetisë të kaibrit 12mm të prodhuesve të ndryshëm, dedikaur për gjuajtje nga armë zjarri gjuetie, si edhe gjithsej 164 plumba të kalibrave të ndryshëm, përfshirë edhe municion luftarak, municione që rrjedhin nga predha me forca të blinduara, ndezëse dhe gjurmuese dhe municione që rrjedhin nga raketat në zgjerim.

Meqenëse ekziston rreziku për ikje dhe mundësi që i dyshuari ta prësërisë veprën, prokurori kompetent publik i parashtroi gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore publike Shkup propozim për caktim të masës së paraburgimit. ab/

Foto: МIА Arkiva

QËNDRONI TË LIDHUR