• e hënë, 04 nëntor 2024

Pothuajse tre të katërtat e vendeve të botës e kanë njohur shtetin e Palestinës

Pothuajse tre të katërtat e vendeve të botës e kanë njohur shtetin e Palestinës

Nju Jork, 22 maj 2024 (MIA) - Pothuajse tre e katërta e vendeve në botë e kanë pranuar shtetin e Palestinës e cila u shpall nga udhëheqja palestineze në ekzil prej më shumë se 35 vjet më parë, ndërsa sot vendosën ta ndjekin Spanja, Irlanda dhe Norvegjia.

Lufta shtatëmujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, shkaktuar nga sulmi brutal terrorist në territorin izraelit më 7 tetor përsëriti thirrjet për njohjen e shtetit palestinez.

Sipas autoriteteve palestineze, 142 vende prej 193 vendeve anëtare të KB-së e kanë njohur Palestinën. 

Katër vende Karaibe (Xhamajka, Trindidad dhe Tobago, Barbados dhe Bahamet) janë vendet e fundit që i janë bashkuar listës e cila nuk i përfshinë shumë vende të Evropës Perëndimore dhe Amerikën Veriore, Australinë dhe Japoninë. 

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia sot informuan se e kanë pranuar shtetin e Palestinës nga data 28 maj. 

Muajin e kaluar, SHBA-ja e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurisë së KB-së për ta bllokuar rezolutën me të cilën Palestina do ta shpallte atë anëtare të plotë të organizatës ndërkombëtare.

Më 15 nëntor të vitit 1988, disa muaj pas fillimit të intifadës së parë, udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Jaser Arafat e shpalli "themelimin e shtetit të Palestinës" me Jerusalemin si kryeqytet. Disa minuta më vonë, Algjeria ishte e para e cila zyrtarisht e njohu shtetin e ri. 

Një javë më vonë, katërmbëdhjetë vende, përfshirë Kinën, Indinë, Turqinë dhe shumë vende arabe, e morën të njëjtin hap. Pasojnë pothuajse të gjithë vendet e kontinentit afrikan dhe bllokut sovjetik. 

Gjatë viteve 2010 dhe 2011, Palestina u njoh edhe nga shumica e vendeve të Amerikës Jugore.

Nën udhëheqjen e pasardhësit të Arafatit, Mahmud Abas, administrata palestineze e formuar me Marrëveshjen e Oslos (të vitit 1993), filloi ofensivën diplomatike në institucionet ndërkombëtare.

UNESKO e hapi rrugën me njohjen e Palestinës si anëtare e plotë në tetor të vitit 2011.

Në votimin historik në nëntor të vitit 2012, Palestina e mori statusin e vendeve vëzhguese në Kombet e Bashkuara, që në mungesë të statusit të anëtarit me votim të plotë ajo i dha qasje në agjencitë e KB-së dhe traktatet ndërkombëtare.

Në vitin 2015, palestinezët do të përfshihen në Gjykatën ndërkombëtare penale (GJNP), e cila do të lejojë hetime për operacionet ushtarake izraelite në territorin palestinez. SHBA dhe Izraeli e dënuan vendimin.

Në vitin 2014, Suedia u bë anëtarja e parë e BE-së e cila e pranoi shtetin e Palestinës. Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania dhe Qipro, si pjesë e atëhershme e bllokut sovjetik e bënë shumë kohë përpara se të hynin në Bashkimin Evropian.

Vendimi suedez i lëshuar në një kohë kur përpjekjet për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez duket se janë në një ngërç të plotë, duke çuar në vite të tëra marrëdhëniesh të trazuara me Izraelin.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia sot vendosën t'i ndjekin hapat e Suedisë, ndërsa vendet e tjera perëndimore kanë konsideruar prej kohësh se njohja zyrtare e shtetit palestinez duhet të jetë rezultat i procesit të paqes me Izraelin.

Njohjen e Palestinës e ka paralajmëruar edhe Malta dhe Sllovenia, ndërsa një synim të tillë e ka edhe Australia. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR