• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Pothuajse një e treta e armatës bjelloruse është dërguar në kufirin ukrainas

Pothuajse një e treta e armatës bjelloruse është dërguar në kufirin ukrainas

 Minsk, 18 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko   sot deklaroi se Ukraina ka vendosur më shumë se 120.000 trupa përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe se si kundërpërgjigje Minsku ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të tij të armatosura përgjatë gjithë kufirit të përbashkët, raportojnë mediat bjelloruse.

Ai nuk saktësoi saktë se sa trupa janë vendosur përgjatë kufirit. 

Armata  profesionale e Bjellorusisë ka rreth 48.000 ushtarë. Ka edhe rreth 12.000 trupa në forcat kufitare të shtetit, sipas bilancit ushtarak për vitin 2022 të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. 

 "Duke parë politikën e tyre agresive, atje vendosëm në pika të caktuara - në rast lufte, ata do ta mbrojnë - ushtrinë tonë përgjatë gjithë kufirit", deklaroi Lukashenko në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

 Dje, Kievi tha se nuk kishte shenja të një grumbullimi të usharëve bjellorusë përgjatë kufirit të përbashkët.

Lideri bjellorus, i cili është një aleat besnik i Vladimir Putinit, foli në mes të pushtimit të Ukrainës ndaj Rusisë, i cili filloi më 6 gusht kur mijëra trupa të Kievit sulmuan kufirin perëndimor të Rusisë, duke shkaktuar konfuzion të madh në mesin e ushtrisë më të lartë të Putinit. 

 Të premten, ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Hrenin deklaroi se ekzistonte një probabilitet i lartë për provokim të armatosur nga Ukraina fqinje dhe se situata përgjatë kufirit të përbashkët "mbetet e tensionuar".

Lukashenko paralajmëroi se kufiri bjelloruso-ukrainas ishte i minuar "si kurrë më parë" dhe se ushtarët ukrainas do të pësojnë humbje të mëdha nëse do të përpiqeshin ta kalonin. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR