• e hënë, 08 korrik 2024

Pothuajse 30 shkolla në Belgjikë sot do të jenë të mbyllura për shkak të kërcënimeve për bombë

Pothuajse 30 shkolla në Belgjikë sot do të jenë të mbyllura për shkak të kërcënimeve për bombë

Bruksel, 27 nëntor 2023 (MIA) - Dhjetëra shkolla në Belgjikë në qarqet e Brukselit dhe Brabant sot nuk do të hapen për nxënësit për shkak të një kërcënimi me bombë të dërguar mbrëmë vonë, thanë autoritetet arsimore në Valovia-Bruksel në faqen e tyre të internetit.

Autoritetet kanë vendosur të jenë të mbyllura 27 shkolla "duke respektuar rreptësisht parimin e parandalimit".

Për momentin janë duke u kryer kontrolle policore. Pritet informacione shtesë të ketë në vazhdim të ditës së sotme. rq/mb/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR