• e hënë, 23 dhjetor 2024

Postekoglu: Kejn është plotësisht i përkushtuar ndaj Totenhemit

Postekoglu: Kejn është plotësisht i përkushtuar ndaj Totenhemit

Pert, 17 korrik 2023 (MIA) – Trajneri i Totenhemit, Angelos Postekoglou, ka thënë sot se sulmuesi Hari Kejn është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit, duke komentuar kështu spekulimet rreth së ardhmes së kapitenit të ekipit nga Premier liga angleze.

Kejn (29) është dëshirë e madhe për transferim nga Bajernit i Munihut, i cili deri tani i ka dërguar dy oferta klubit londinez por që u refuzuan, ndërsa gjiganti gjerman paralajmëroi një ofertë të tretë, më të lartë se dy të mëparshmet, që kapin vlerën 82 dhe 94 milionë euro.

Kejn ka marrëveshje me Totenhemin deri në qershor të vitit 2024.

Përballë pasigurisë për të ardhmen e Kejnit, siç afrohet fillimi i sezonit të ri, Postekoglu saktësoi se biseda e tij e parë me reprezentuesin anglez ka qenë mësimdhënës.

“Unë dhe Hari dakordohemi që skuadra të luajë mirë këtë vit. Ai është këtu dhe për sa kohë është këtu është plotësisht i përkushtuar për atë që po bëjmë”, tha Postekoglu, para ndeshjes miqësore të nesërme kundër Uest Hemit në kuadër të përgatitjeve në Australi.

FOTO: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR