• e hënë, 23 dhjetor 2024

Politiko: Zelenski e sulmoi ashpër Radevin për qëndrimin rreth armatimit të Ukrainës

Politiko: Zelenski e sulmoi ashpër Radevin për qëndrimin rreth armatimit të Ukrainës

Sofje, 7 korrik 2023 (MIA) - Presidneti ukrainas, Volodimir Zelenski, tkaimin e djeshëm në Sofje, të cilin e xhiruan kanerat televizive, e shfrytëzoi për ta sulmuar verbalisht kolegun e tij bullgar, Rumen Radev. Zelenski e kritikoi se e kundërshton armatimin shtesë të forcave ukrainase, transmeton Politiko.

Presidenti bullgar, Radev, dukshëm i befasuar nga mllefi i Zelenskit, kërkoi nga kamerat ta braktisin hapësirën në pallatin presidencial ku po xhirohej takimi.

Zelenski e përkujtoi Bullgarinë fillimisht të takohet me administratën proevropiane të kryeministrit Nikollaj Denkov, e cila e mbështetë eksportin e armëve në Ukrainë dhe gjithashtu po hulumton mënyra për shitje të pajisjes civile bërthamore.

Radev në takimin me delegacionin ukrainas, siç transmeton "politiko", tentoi t'ua sqarojë qëndrimin e tij se "nuk ka zgjidhje ushtarake" dhe se "gjithnjë e më shumë armë nuk do ta zgjidhin problemin", ndaj çka Zelenski u përgjigj me përbuzje.

"Mos dhashtë Zoti të të ndodhë një tragjedi dhe të jesh në vendin tim. Ndërkaq nëse njerëzit me vlera të përbashkëta nuk ndihmuan, çka do të bëje? Ti do të thoshe: Putin, të lutem rrëmbe territor bullgar? Kremlini filloi luftë për shkatërrim kundër ukrainasve. Jo, ju si president i vërtetë, jam i sigurt se nuk do t arrezikoni pavarësinë tuaj. Është e drejtë e juaja të mos e mbështetni ndihmën për Ukrainën. Por, me të vërtetë do të doja të më kuptoni drejtë", tha Zelenski.

Plotësisht, Zelenski e kritikoi Radevin se invazionin r Moskës kryesisht e përshkruan si "konflikt", e jo si luftë, dhe për pohimet e paqarta se lufta po zgjerohet dhe "po e zgjeron shtrirjen e vetë në hapësirë". Ai i hodhi poshtë propozimet e tij për zgjidhje diplomatike, duke theksuar se kremlini ka filluar "luftë për shkatërrim kundër ukrainasve, dhe jo kundër vendeve të tjera". ab/

foto: JuTjub/skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR