• e shtunë, 23 nëntor 2024

Politiko: Netanjahu kërkoi takim me Trampin për të siguruar mbështetje për luftën në Gazë

Politiko: Netanjahu kërkoi takim me Trampin për të siguruar mbështetje për luftën në Gazë

Jerusalem, 23 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërkuar takim me ish-presidentin Donald Tramp gjatë vizitës së tij në SHBA këtë javë për të siguruar mbështetjen e tij për politikën e Izraelit ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor, deklaruan dy burime të paidentifikuara për Politiko.

Ekipet e Netanjahut dhe Trampit kanë diskutuar ditët e fundit për mundësinë e takimit të dy liderëve ballë për ballë, potencialisht në Florida.

Tramp së pari duhet të dakordohet për një takim, por gjithashtu nuk e ka përjashtuar plotësisht idenë, thanë burimet. Në vitin 2017, Tramp e njohu zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa një vit më pas zhvendosi atje ambasadën amerikane.

Politiko thekson se ka pasur tensione mes dy liderëve në vitet e fundit, veçanërisht pasi Netanjahu e uroi Bajdenin pas zgjedhjeve të vitit 2020. Ish-presidenti e dënoi Netanjahun për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite më 7 tetor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR