• e shtunë, 21 dhjetor 2024

“Politiko”: BE shqyrton shkurtimin e stafit të saj diplomatik në mbarë botën

“Politiko”: BE shqyrton shkurtimin e stafit të saj diplomatik në mbarë botën

Bruksel, 28 nëntor 2024 (MIA) - Nën presionin nga nevoja për të "shtrëngimin e rripit", Komisioni Evropian planifikon të "zvogëlojë në mënyrë dramatike" numrin e punonjësve në shumë prej misioneve dhe delegacioneve të BE-së në mbarë botën, duke rritur stafin në vendet ku qëndrojnë interesat kryesore strategjike të bllokut, publikoi portali "Politiko" nga Brukseli.

Një ide e tillë vjen në një kohë kur Shërbimi evropian i veprimit për punë të jashtme (EEAS) ka tejkaluar buxhetin e tij për vitin 2024 dhe vlerësohet se ka nevojë për një buxhet më të madh vitin e ardhshëm, si rezultat i rritjeve të shpenzimeve dhe inflacionit.

"Ruajtja e status quo-së nuk është një opsion. BE-ja ka nevojë për një rrjet delegacionesh të përshtatura më mirë me politikat dhe prioritetet e reja politike... Kjo duhet të arrihet me një buxhet të kufizuar, sipas një dokumenti të etiketuar "të ndjeshëm" në të cilin kishte qasje "Politiko".

Në kontekstin e nevojës për të reduktuar shpenzimet, një mendim i strukturës organizative të EEAS dhe për një angazhim më të madh ndaj vendeve të fqinjësisë së afërt të BE-së dhe të G20, ndaj "fuqive të reja politike dhe ekonomike" dhe shtetet "paqëndrueshmëria e të cilave përbën një kërcënim për interesat e BE-së".

Forcimi i pranisë diplomatike të BE-së në këto vende në kuadër të një buxheti të reduktuar do të rezultonte në një ulje të stafit në vendet në Afrikë, Azisë dhe Amerikën Latine. Me idenë nuk parashikohet mbyllja e asnjë prej 145 delegacioneve dhe misioneve aktuale të BE-së në mbarë botën, të cilat kanë rolin e ambasadave të Unionit, por vetëm "konsolidimin e një numri më të madh diplomatësh në qendrat rajonale".

Në mënyrë shtesë, është parashikuar edhe lidhja e delegacioneve të BE-së jashtë vendit me përfaqësitë e Bankës Evropiane të Investimeve atje dhe me misionet për mbrojtje civile apo ndihmë humanitare.

Megjithatë përfaqësuesit e BE-së, të cilët kërkuan anonimitet për portalin deklaruan se një veprim i tillë do të ndikojë në Unionin në mbarë botën dhe BE-ja do të humb peshën e saj diplomatike në rajone si Afrika dhe Amerika Latine.

"Lënia e delegacioneve të vogla në vende si Sudani apo Nigeria, thjesht do të dërgonin mesazh të gabuar, veçanërisht nën një administratë amerikane që ka të ngjarë të jetë më pak e interesuar për botën e jashtme. Nëse lëmë vetëm shefin e delegacionit dhe shoferin, atëherë është thjesht gabim", deklaroi përfaqësuesi anonim i BE-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR