• e martë, 24 dhjetor 2024

Politika e Parisit në Afrikë shkon paralelisht me propagandën e Moskës dhe Pekinit

Politika e Parisit në Afrikë shkon paralelisht me propagandën e Moskës dhe Pekinit

29 gusht 2023  

Trud, Sofje

Franca, edhe pse u dha pavarësinë ish-kolonive të saj afrikane, asnjëherë në të vërtetë nuk i la dhe nuk i trajtoi në mënyrë të barabartë, ndërsa pasoja janë ndjenjat e përhapura antifranceze që shkojnë paralelisht me propagandën e regjimeve autoritare në Moskë dhe Pekin, shkruan gazeta bullgare "Trud".

Një nga ngjarjet qendrore javëve të fundit është puçi në Niger, një nga vendet më të varfra në botë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe një nga më të pasurit me lëndë të para strategjike, që kryesisht e shfrytëzon Franca, shkruan gazeta.

Gazeta raporton të dhëna nga Agjencia Euroatom, sipas të cilave Nigeri vitin e kaluar i ka dorëzuar Bashkimit Evropian pak më shumë se një të katërtën e sasisë së përgjithshme të uraniumit, menjëherë pas eksportuesit më të madh Kazakistani dhe para Kanadasë. 

Pjesa më e madhe e uraniumit shkon në Francë, e cila merr 60 për qind të energjisë elektrike nga termocentralet bërthamore. 

 Njëkohësisht, nga 25 milionë banorë të Nigerit, vetëm katër milionë kanë qasje në energji elektrike.

Është e ngjashme situata në vendet e pasura me ar – Mali dhe Burkina Faso, si dhe në Guine, eksportues i dytë botëror i boksitit, dhe vende të tjera në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, që dikur ishin koloni franceze, shkruan “Trud”. 

Problemet në ato vende, të cilat pjesërisht janë pasojë e politikës franceze, veçanërisht i shfrytëzon propaganda ruse, e cila organizon "skena  të përgatitura me grupe lokale që valëvisin flamuj rusë ose thërrasin emrin e Putinit". 

Megjithatë, narrativa propagandistike e Kremlinit, sipas “Trud”-it, “nuk duhet të jetë pengesë për të parë realitetin, sepse trazira të tilla po ndodhin pikërisht në këto vende – ende ish-koloni franceze.

Këtyre vendeve, Franca ende u imponon kontroll ekonomik, me status të privilegjuar të kompanive të saj të garantuara me ligj, ndërsa madje 14 vende afrikane janë obligim të ruajnë pjesën më të madhe të rezervave devizore  në bankën qendrore franceze, pa interes,  dhe madje të paguajnë. për atë depozitë. 

 Prandaj, sipas autorit të komentit, duhet të blhet  një dallim serioz ndërmjet propagandës dhe problemeve dhe aspiratave reale të popullatës vendase për heqjen e dominimit ekonomik të Francës.

 Autori i tekstit shkruan se pasojat nga “lakmia e paparë” e Francës sot shkon paralelisht me narrativat e propagandës autoritare antiperëndimore që i përhapin Moska dhe Pekini.

 

QËNDRONI TË LIDHUR