• e diel, 22 dhjetor 2024

Policia gjobiti 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Policia gjobiti 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

 Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Në kuadër të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia dje gjobiti 271 shoferë, njoftoi MPB-ja.

 Prej tyre 19 kanë drejtuar me automjetin e tyre me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa katër me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 78 shoferë  e kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 193 jashtë qytetit.

 Siç paralajmërojnë nga MPB-ja, kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit për një kontribut të përbashkët për rrugë më të sigurta.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR