• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia financiare sot duhet të hyjë në Qytetin e Shkupit

Policia financiare sot duhet të hyjë në Qytetin e Shkupit

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Policia financiare pritet që sot të futet në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i kryeqytetit për Vitin e Ri.

Pas komenteve në opinion për dekorimin e Qytetit të Shkupit për Vitin e Ri dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacion se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe bazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret, si të gjitha thirrjet e tjera publike.

"Kjo është thënë disa herë deri tani, është elaboruar në hollësi dhe është paraqitur në mënyrë transparente për opinionin. Prandaj, çdo 'lajm' tjetër është tentativë për manipulim, senzacionalizëm dhe spekulim", informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska informoi se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak në krahasim me vitet tjera.

Ndërkohë, ish kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov përmes një statusi në "Fejsbuk" ka kërkuar dorëheqjen e kryetares Arsovska. Sipas tij, Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë dhe propozon në pranverë të ketë zgjedhje edhe për Shkupin. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR