• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut e kanë privuar nga liria Alil Demirin

Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut e kanë privuar nga liria Alil Demirin

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Policia e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë e kanë privuar nga liria Alil Demirin (38) në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga ana e MPB të RMV-së, i kërkuar në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për vepër penale të kryer "Terrorizëm" sipas nenit 394 të Kodit Penal në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Siç njoftuan nga MPB, ai sipas informacioneve të marrura nga policia e Kosovës, do të paraqitet para gjykatësit kompetent.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 22012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatati Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.  sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR