• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia çeke konfirmoi se sulmuesi nga Praga ka kryer vetëvrasje

Policia çeke konfirmoi se sulmuesi nga Praga ka kryer vetëvrasje

Pragë, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Policia çeke sot publikoi video të re nga sulmi ndaj objektit të Fakultetit filozofik të Universitetit Karlo në Pragë, ku sulmuesi vrau 14 persona, kurse plagosi 25. Ata, në konferencën për media, publikuan edhe hollësira të reja dhe konfirmuan se sulmuesi ka kryer vetvrasje pas masakrës. 

"Në të shtënat në Fakultetin filozofik humbln jetën 14 studentë dhe persona tjerë, i vrarë është edhe sulmuesi. Gjithsej 15 të vdekur", deklaroi drejtori i policisë së Pragës, Matejçeku.

Ministri i Punëve të Brendshme Bit Rakushan paraprakisht deklaroi se numri i përgjithshëm i viktimave është 13, kurse i katërmbëdhjeti është sulmuesi. Sulmuesi nga korridori i Fakultetit filozofik ka plagosur edhe tre persona në rrugë.

Kur policia iu afrua dhe e rrethoi, ai e qëlloi veten me armë. 

Në aksionin kundër tij morën pjesë qindra policë dhe asnjëri prej tyre nuk u lëndua. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR